Nuk ia kishte kthyer automjetin e huazuar pronarit, ngritet kallëzim penal ndaj 58 vjeçarit në Gostivar

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër E.F. (58) nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Fshehje”. Më 24.04.2024, pasi më parë kishte huazuar automjetin e pasagjerëve “Audi” nga një person juridik nga Gostivari, i denoncuari nuk ia kishte kthyer automjetin e huazuar pronarit.TS