Djali i Jakup Krasniqit, Altini, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot babait të tij i bëhen 15 vite në burgje.Krasniqi në postimin e shkruan ‘Sepse zgjodhi lirinë e një populli, e jo lirinë e tij; zgjodhi luftën kundër gjenocidit serb, e jo heshtjen ndaj tij;zgjodhi Kosovën shtet, e jo më kurrë nën Serbi’ thekson ai.

‘Në vend që ta shijonte rolin e gjyshit me mbesat e tij, çdo ditë e më shumë po plaket në qeli, larg vendit të tij’ shkruan ai.Postimi i plotë:
Sot, babait tim i bëhen 15 vjet në burgje.Sepse zgjodhi lirinë e një populli, e jo lirinë e tij;
zgjodhi luftën kundër gjenocidit serb, e jo heshtjen ndaj tij;
zgjodhi Kosovën shtet, e jo më kurrë nën Serbi.

Në vend që ta shijonte rolin e gjyshit me mbesat e tij, çdo ditë e më shumë po plaket në qeli, larg vendit të tij.Prandaj, sot, ende në moshën 74 vjeçare, po duron padrejtësi.
Babë, edhe pse s’munde ta shijosh as rininë, as pleqërinë,
e shijove Kosovën e lirë, të cilës aq shumë i dhe.Nga burgjet e Jugosllavisë, te qelitë e Hagës.

Jakup Krasniqi u arrestua dhe më 4 prill 1981 u dënua me 14 vite burg nga sistemi fashist i Jugosllavisë, që udhëhiqej nga të njëjtat politika gjenocidale të Serbisë së sotme.Në rigjykimin që iu bë, u dënua me 15 vite burg, sepse kishte thënë: “Unë nuk jam jugosllav, unë jam shqiptar.”
Megjithatë, ai mbajti 10 vjet, 3 muaj dhe 19 ditë burg, për t’u liruar më 23 korrik 1991.Rreth tri dekada më vonë, ai vihet sërish në pranga.
Jo nga Beogradi.Jo nga UDB-ja.