Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk pret ndryshime as sot në seancën e 47-të konstituive.

Haxhiu konfirmoi se do të ketë takime të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.

Ajo u shpreh se të dyja palët kanë vullnet për bashkëpunim.

Ndërkaq në pyetjen se nëse Limaj do këmbëngulte për kryeparlamentar, Haxhiu ka thënë shkurt: “Tashmë VV-ja ka dhënë qëndrimin, propozimin. Duke qenë se është emri im në kandidaturë, nuk mund të them më shumë”, tha ndër të tjera ajo para mediave sot.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com