Cristiano Ronaldo konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit.

Por, legjenda portugeze po shkon drejt fundit të karrierës dhe natyrisht se forma e tij nuk është më si e dikurshmja.

E djali i tij, Cristiano Junior është përballur me një pyetje të sikletshme nga një moshatar në një video në veturë, i cili e pyet nëse Lamine Yamal është më i mirë se babai i tij.

“Ronaldo i vogël” e bëri një përgjigje mjaft diplomatike.

“Tash për tash? Ndoshta po. Ama Yamal nuk ka fituar ende asgjë”, u shpreh Cristiano Junior.

Yamal i mbushi dje 18 vjet ndërsa ka kontribuar në suksesin e Spanjës në Euro 2024, por e fitoi edhe La Ligan me Barcelonën në edicionin e fundit duke qenë njëri prej protagonistëve tek ekipi i Hansi Flick.

Por natyrisht, duke e pasur parasysh moshën e tij të re, nuk mund të krahasohet me sukseset e Cristiano Ronaldos.

Ditë më parë, Ronaldo zbuloi se djali i tij i vogël i thotë se “Kylian Mbappe është më i mirë se ai.”

Por, CR7 tha se në kundërpërgjigje i thotë se “unë kam shënuar më shumë gola se Mbappe”.