Qeveria siriane ka njoftuar një armëpushim të ri në Sweida, e cila është e banuar kryesisht nga druzët dhe ndodhet në jug.

Një burim i Ministrisë së Brendshme, i cituar nga agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA, njoftoi se është arritur një marrëveshje për një armëpushim në Sweida dhe për vendosjen e barrierave të sigurisë në qytet.

Armëpushimi i parë u shpall të martën. por nuk ka funksionuar. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut dhuna ka vrarë më shumë se 300 persona që nga e diela.

Më herët sot, presidenca siriane u zotua të ndëshkojë autorët e mizorive të kryera në Sweida, ku forcat qeveritare dhe aleatët e tyre janë akuzuar për ekzekutime të shpejta nga organizatat joqeveritare, dëshmitarët okularë dhe grupet druze.

Në një deklaratë, presidenca dënon fuqimisht këto akte të shëmtuara dhe tha se ishte plotësisht e përkushtuar për të hetuar të gjitha këto incidente dhe për të ndëshkuar të gjithë ata që janë përfshirë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume