Përpjekjet për ta konstituar legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë.

Sot, deputetët do të mblidhen sërish në sallën plenare për herë të 48-të me radhë, në përpjekje për ta zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e kryesisë së Kuvendit – proces ky që po zvarritet tash e disa javë.

Seanca pritet të fillojë në orën 11:00 dhe vjen në një moment kritik, pasi sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, përkatësisht deri më 26 korrik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume