Më 16.07.2025 në orën 23:25, në një fshat të Tetovës,
punonjësit e policisë të NjP Grupçin kanë privuar nga liria
personat V.I. (24), R.I. (44), Sh.I. (44) dhe M.I. (40), të gjithë nga i
njëjti fshat, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se
kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten gjegjësishtë nusen e tyre
26-vjeçare, si dhe motrën dhe prindërit e saj, duke mos e lejuar
atë të marrë fëmijën e saj njëvjeçar. Ata janë ndaluar në stacion
policie për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit
do t'u bëhet një parashtresë përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume