“Aksion antidrogë në Shkup dhe rrethinë: Tetë persona të arrestuar për posedim të lëndëve narkotike”

Më 16/17.07.2025 në Shkup, në lokalitete të ndryshme, nëpunësit policorë të SPB Shkup i privuan nga liria V.P. (41), E.K. (26), M.M. (28), B.Gj. (31) dhe N.T. (30), të gjithë nga Shkupi, Sh.K. (22) dhe E.N. (26), të dy nga f. Haraçinë, rrethi i Shkupit dhe N.K. (23) nga f. Glazhnjë, rrethi i Kumanovës, për shkak se u ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe materie pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.