Më 16.07.2025 në orën 15.24 në SPB Manastir është denoncuar se në kryqëzimin e rrugës Manastir-VK Mexhitli me rrugë lokale për në f. Optiçar dhe rrugës lokale për në f. Bistricë, rrethi i Manastirit, ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet një motoçiklete pa targa, të drejtuar nga një i mitur nga Manastiri, dhe një automjeti pasagjerësh “Opel Astra” me targa kombëtare serbe, të drejtuar nga P.Sh. (61) nga Republika e Serbisë. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi i mituri, të konstatuara në Spitalin Klinik Manastir. Këqyrjen e vendngjarjes e kreu prokurori publik dhe ekipi i SPB Manastir.TS