Më 16.07.2025 në orën 12.40 në SPB Shkup, një burrë 68-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se në periudhën nga 23.03.2023 deri më 16.04.2024, nga një person femër T.P.N. është mashtruar për një shumë prej 48.875 denarësh. Sipas denoncimit, ajo është prezantuar si ndërmjetëse sigurimesh, e punësuar në një subjekt juridik, dhe i ka ofruar polica sigurimi për pasurinë e tij të patundshme në Shkup dhe në Dojran, nga të cilat ai ka paguar 33.875 denarë në llogari transaksioni, ndërsa i ka dhënë asaj 15.000 denarë para në dorë. Siç është denoncuar, meqë nuk i ka marrë polisat e sigurimit, ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS