Më 16.07.2025 në orën 09.00 në SPB Shkup, një grua 65-vjeçare nga Shkupi denoncoi se në maj të vitit 2025 nëpërmjet një rrjeti social komunikoi me një person mashkull dhe ranë dakord të lidhnin kurrorë. Sipas denoncimit, personi i kërkoi para që të takoheshin në Ohër, kështu që ajo tre herë përmes transferit të shpejtë të parave i dërgoi gjithsej 6,700 euro, ndërsa mori edhe 3,000 euro kredi nga një bankë. Siç është denoncuar, meqë nuk janë takuar, ajo e ka kuptuar se qe mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume