Sot (18.07.2025) në orën 03.35 në rrugën rajonale Tetovë-
Zhelinë, pranë ,,Mbikalimit të Treboshit”, punonjës të policisë të
Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë,
kanë privuar nga liria peronat A.E. (23) nga fshati Dobrosht dhe
D.M. (25) nga Norvegjia. Gjatë kontrollit në automjetin e
pasagjerëve ,,Opel Corsa” me targa të Shkupit, me të cilin
udhëtonin, janë gjetur nëntë pako me marihuanë. Ata janë
ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t'u
bëhet parashtresë përkatëse.TS