Më 17.07.2025 në orën 16.20 në SPB Tetovë, nga Qendra
Urgjente Tetovë është denoncuar se tek ata është sjellë për
ndihmë mjekësore një 12-vjeçar i lënduar nga fshati Sedllarevë.
Sipas denoncimit, ai kishte pësuar lëndime nga goditja elektrike
ndërsa luante pranë një transformatori në fshat. Po ndërmerren
masa për zbardhjen e rastit.TS