Sot, në Komunën e Zhelinës, janë shitur toka komunale me nënshkrimin e Blerim Sejdiut – një veprim që po cilësohet si krim ndaj interesit publik. Ajo që e bën më të rëndë situatën është fakti se vetë Sejdiu, dikur, këto veprime i quante skandale. Sot, ai hesht.

Në lidhje me këtë zhvillim, ka reaguar edhe dega e BDI-së në Zhelinë. Përmes një deklarate publike, ata i kanë kujtuar kryetarit aktual premtimet e dhëna dhe mospërmbushjen e tyre:

“Çfarë deklaronte kryetari në ikje në lidhje me shitjen e tokave? A ia ktheu bashkësisë lokale, ashtu siç premtoi?

Tokat u shitën, fjala u shkel!
Në tetor, fjala kthehet në forcë dhe forca në ndryshim.”

Sipas anketave të fundit, Blerim Sejdiu po pëson rënie të ndjeshme në përkrahje, kryesisht për shkak të borxhit të madh që ka grumbulluar Komuna e Zhelinës – mbi 6 milionë euro.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti, dhe duket se beteja në Zhelinë do të jetë e nxehtë, sidomos përballë akuzave për keqmenaxhim dhe shkelje të premtimeve.