Më 17.07.2025 në orën 23.45 në SPB Shkup është denoncuar se në kryqëzimin e rr. “11 Tetori” me rr. “Filipi i Dytë i Maqedonisë” dhe rr. “Dame Gruev” në Shkup, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Fiat Kroma” me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga K.H. (71) nga Shkupi dhe një motoçiklete të drejtuar nga O.B. (25) nga Ohri. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi motoçiklisti, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”. Këqyrjen e vendgjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup.TS