Më 17.07.2025 në orën 21.34 në Stacionin Policor Gostivar është denoncuar se në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, një automjet pasagjerësh “Bmv” me targa kombëtare zvicerane, i drejtuar nga Xh.I. (33) nga fshati Forinë, rrethi i Gostivarit, me qëndrim në Zvicër, ka goditur një këmbësor të mitur nga Gostivari. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi i mituri, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar. Këqyrjen e vendgjarjes e kreu nga ekipi i NJPB Gostivar.TS