Më 16.07.2025 rreth orës 21.40 në SPB Veles është denoncuar se në rr. ,,Rruga e Rashtanit” në drejtim nga f. Buzallkovë për në f. Rashtan, rrethi i Velesit, një automjet pasagjerësh “Bmv” me targa të Velesit, i drejtuar nga një 16-vjeçar nga f. Buzallkovë, kishte dalë jashtë rrugës. Në aksident lëndime të rëndatrupore pësoi bashkudhëtari i tij 17-vjeçar nga f. Buzallkovë, ndërsa lëndime trupore pësuan shoferi i mitur dhe një bashkudhëtar tjetër 16-vjeçar nga f. Buzallkovë, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Këqyrjen e vendgjarjes e kreu nga ekipi i SPB Veles.TS