Më 17.07.2025 në orën 17.45 në SPB Shkup, një grua 68-vjeçare nga Shkupi denoncoi se rreth orës 15.30 ishte mashtruar nga një person mashkull për një shumë prej afërsisht 1.300.000 denarë. Sipas denoncimit, personi e ka telefonuar, është prezantuar si mjek, i punësuar në Spitalin e Qytetit dhe i ka thënë se vajza e saj kishte pësuar lëndime dhe duhej t’i nënshtrohej operimit, për ç’gjë duhej të pagohej. Siç është denoncuar, ajo paratë i la në vendin e caktuar, e më vonë kuptoi se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS