Më 17.07.2025 në orën 11.00 në SPB Shkup, një grua 80-vjeçare nga Shkupi denoncoi se më 16.07.2025 ishte mashtruar nga një person mashkull për një shumë prej afërsisht 900 euro. Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar në telefon, është prezantuar si nëpunës policor dhe i ka thënë se mbesa e saj ka shkaktuar aksident komunikacioni në të cilin ka shkelur një fëmijë, i cili ndërroi jetë dhe nëse nuk do që ajo të shkojë në burg, duhet të paguajë. Siç është denoncuar, ajo i ka hedhur paratë nga tarraca, siç i kishte thënë personi më parë, ndërsa më vonë e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS