Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare është aksidentuar në punë pasditen e kësaj të premte në Treviso të Italisë.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se shqiptari, i cili po punonte në instalimet e kabllove me fibra optike, u përplas pas murit të një shtëpie nga një kamion me vinç, pasi u përpoq ta ndalonte, por frenat nuk funksionuan siç duhet.

43-vjeçari, i cili ishte drejtuesi i automjetit, u përpoq të ndalonte kamionin, i cili kishte frenim jo shumë të mirë, dhe u bllokua midis automjetit dhe shtëpisë.

Shqiptari u dërgua menjëherë në Spitalin e Trevisos me lëndime të rënda në legen dhe bark. Gjendja e tij është e rëndë, por jo në rrezik për jetën. Karabinierët dhe inspektorët e Spisal shkuan në vendin e ngjarjes për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.