MPB njofton se me datë 18.07.2025, rreth orës 16:30, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar gjashtë shtetas të Republikës së Çekisë të moshës nga 30 deri në 40 vjeç. Ata janë kapur pranë digës në komunën e Likovës duke xhiruar në mënyrë të paautorizuar me një dron.
Të gjithë janë dërguar në stacionin policor dhe është njoftuar prokurori kompetent. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës.