Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, të cilin e quan “mashtrues”, e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq e më keq Kosovës.

Moskonstituimin e Kuvendit, Haradinaj thotë se Kurti po e bën me qëllim.

“Këtë pyetje dueht t’ia bëni Kurtit, apo ndryshe nga mashtruesit. Ai e ka në dorë zgjidhjen. Po vërehet se ai e ka ndarë mendjen për ta bërë keq e më keq Kosovën. Ju e dini si është gjendja me energjinë elektrike, sa do të jetë çmimi në dimër dhe lulëzimin me tregtinë e energjisë. Krejt këto (çka po ndodhin në Kuvend) janë me fsheh hajninë, me fsheh ndjekjen nga gjyqësori”, ka thënë ai para mediave sot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume