Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, nuk ndalet së tërhequri vëmendje, dhe këtë herë ka zgjedhur bregdetin për të “goditur” me një tjetër set fotografish provokuese.

E rrezitur nga dielli, me buzëqeshje joshëse dhe një stil tërheqës veror, Xheneta ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe nga plazhi, të cilat kanë ndezur rrjetin.

Me një veshje që i lë pak vend imagjinatës dhe një qëndrim plot vetëbesim, ajo ka treguar edhe njëherë se është një nga figurat më të komentuara.

Fotot janë realizuar gjatë muzgut, me pamjen e saj “super hot”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume