Oleksandr Usyk vulosi trashëgiminë e tij si kampion i padiskutueshëm për herë të tretë me një fitore të fuqishme ndaj Daniel Dubois nën harkun e “Wembleyt”.

Ishte një paraqitje brutale e forcës dhe mjeshtërisë, teksa ukrainasi realizoi luftën e jetës së tij për të fituar të gjitha titujt e peshave të rënda.

Ky duel ishte përsëritje e ndeshjes së mëparshme, me Usyk që regjistroi fitoren e dytë me nokaut ndaj Dubois.

Dallimi në cilësi ishte i dukshëm që nga gongu i parë, me Usyk që shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer lëvizshmërinë e tij superiore.

Ai e tronditi Dubois në fund të raundit të dytë dhe u rikthye për të mbyllur ndeshjen në të pestin, duke e rrëzuar britanikun në tokë me një breshëri goditjesh pa përgjigje.

Gjyqtari ndërhyri pa hezitim për ta ndalur meçin, teksa Dubois dukej i trullosur dhe i paqartë në tapet.

Ishte një performancë për historinë nga Usyk, i cili tashmë konsiderohet pa dyshim si një nga peshat e rënda më të mëdhenj që ka veshur ndonjëherë dorezat e boksit.