Prishtina dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në rast se kalojnë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Të dyja skuadrat janë në rrethin e dytë, ku Prishtina përballet me Larne nga Irlanda e Veriut, ndërsa Ballkani me Florianan nga Malta.

Synimi i të dy ekipeve është i qartë: kualifikimi në fazën tjetër të garës evropiane.

Tashmë është bërë e ditur se cilat skuadra i presin nëse arrijnë të kalojnë.

Prishtina do të përballet me fituesin e duelit mes Varazdin (Kroaci) dhe Santa Clara (Portugali).

Ndërsa Ballkani, në rast suksesi ndaj Florianas, do të ndeshet me fituesin e çiftit St Joseph’s (Gjibraltar) – Shamrock Rovers (Irlandë).

Dy përballje të rëndësishme që mund t’i afrojnë më shumë klubet kosovare fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume