deklaratë e Kryeministrit Mickoski nga Tetova me rastin e fillimit të rinovimit të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

Mirëdita edhe nga unë, dua të falënderoj kryetarin e komunës, ministren, deputetët e parlamentit, të gjithë ata që janë këtu me ne sot, në këtë akt vërtet të bukur dhe për të gjithë ne një emocion dhe kënaqësi të madhe sepse fillon rinovimi i një objekti nga i cili kanë dalë shumë akademikë, profesorë, shkencëtarë, kryetarë komunash.

Pra, jam i sigurt se në të ardhmen nga ky objekt do të dalin shumë njerëz që do t’i shtojnë vlerë jo vetëm Tetovës, por edhe Maqedonisë si vend.

Dua të shfrytëzoj gjithashtu këtë rast për të përmendur se në thirrjen e dytë të sapo përfunduar të shpallur nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, komuna e Tetovës merr praktikisht financim për projekte me vlerë rreth 11.5 milionë euro. Nëse kësaj i shtojmë 3.7 milionë euro nga thirrja e parë, arrijmë në një shumë më të madhe se 15 milionë euro.

Këto nuk janë vetëm para, nuk janë vetëm asfalt dhe beton, do të thotë një jetë më e mirë për qytetarët, një jetë më cilësore për qytetarët, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në histori, jo vetëm në Tetovë, por në të gjithë vendin.

Vazhdojmë të realizojmë atë që premtuam, vazhdojmë të realizojmë atë që qytetarët presin nga ne si Qeveri. Koha kur vidhej ka mbaruar, tani është koha kur ndërtohet; në Tetovë dhe në të gjithë Maqedoninë.

Ky është ndryshimi midis kësaj Qeverie dhe këtij kryetari të komunës dhe asaj që ishte në të kaluarën dhe Qeverisë së mëparshme. Pra, edhe një herë, na qoftë dita e mbarë, nxënësit e shkollës së mesme ta përdorin me sukses dhe me nota të shkëlqyera, me notat më të larta, sigurisht.

Sa i përket donacionit, është një donacion nga një kompani me përgjegjësi shoqërore; e njëjta kompani, do ta përmend, dhuroi edhe një objekt në këtë shumë në komunën e Tearcës, gjegjësisht, rinovoi plotësisht sistemin e kanalizimit në komunën e Tearcës, i cili duhet të përfundojë me një impiant trajtimi. Mesa di edhe partia politike që tani është në opozitë, BDI, para kohe u lëvdërohej se paska realizuar një projekt të tillë në komunën e Tearcës në rrjetet sociale.

Pra, fat të mbarë Tearcës dhe banorëve të saj, fat të mbarë Tetovës dhe banorëve të saj. Nëse do të ketë shumë më tepër projekte si ky, shumë më tepër kompani me përgjegjësi sociale si kjo, do të kemi një shoqëri më të mirë, do të kemi qytete më të mira, do të kemi komuna më të mira, do të kemi njerëz më të lumtur. Ky është qëllimi ynë si politikanë.