Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me trendin e qarkullimit në industrinë dhe kontributin e degëve të veçanta, si dhe parashikimet afatmesme, informoi se më së shumti impresionon aktiviteti industrial me vendet e huaja. Ai theksoi se kur bëhet fjalë për qarkullimin në industrinë, vërehet një rritje e madhe e cila arrin deri në 20 përqind, ndërsa në periudhën që vijon pret edhe shifra më të larta.

„Kur bëhet fjalë për qarkullimin në industrinë, gjithashtu duhet të them se kemi një rritje të madhe që llogaritet në 16, 18, 20 përqind. Por ajo që më së shumti tërheq vëmendjen është rritja e aktivitetit industrial me vendet e huaja. Pra, kemi një eksport të madh, ky është thelbi. Dhe ky qarkullim këtu e ngre qarkullimin total. Kjo do të thotë se në kushte të krizës në tregun evropian, industrinë automobilistike, ne kemi eksport. Kjo do të thotë se kemi një klimë të mirë biznesi në shtet, gjë që konfirmohet edhe me numrin e rritur të investimeve të huaja direkte, të cilat në periudhën e ardhshme do të vijnë, por edhe ato të cilat në periudhën që lamë pas i kanë filluar investimet e tyre në shtet”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri theksoi se tani është koha kur shteti zhvillohet përmes investimeve në projekte.

„Kështu që në periudhën që vijon, pres shifra edhe më të mëdha krahasuar me të kaluarën. Të mësohemi me suksese, me gjëra të bukura. Mjaft ishin ndarje, mjaft ishin errësirat, mjaft ishin dështimet, mjaft ishin gjunjëzimet, përkuljet, krimi dhe korrupsioni. Tani është koha kur shteti zhvillohet, kur investojmë në projekte, investojmë në rrugë të reja, Korridori 8, Korridori 10. Bujq që eksportojnë shumë, industri që punon, ky është thelbi. Ky është fokusi i kësaj Qeverie dhe duhet të mësohemi edhe me suksese të tilla. Dhe gjithashtu, këtë e thonë edhe qytetarët në matjet publike,“ shpjegoi ai.