Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë, sipas të cilave është vërejtur një trend në rritje i eksportit të produkteve bujqësore dhe se si Qeveria do t’i ruajë këto tregues në afat të mesëm dhe të gjatë, deklaroi:

„Kjo është e saktë, kemi rritje të eksportit në pesë muajt e parë, prej afërsisht gjashtëdhjetë – shtatëdhjetë përqind, gjë që është e mirë dhe inkurajuese për bujqit. Është mirë edhe për shtetin, sepse ka deficit më të vogël sa i përket importit të ushqimit.”

“Fokusi ynë si Qeveri është t’i ndihmojmë bujqit, që ata të prodhojnë në mënyrë që të mund të eksportojnë, por edhe të përmbushin nevojat e tryezave të qytetarëve maqedonas. Kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, duke planifikuar që sistemi i subvencionimit të jetë i drejtuar tek bujqit e vërtetë. Tek ata që vërtetë prodhojnë, e jo tek ata pak që përpiqen të përfitojnë mbi kurrizin e bujqve. Kështu kemi funksionuar deri më tani dhe kështu do të vazhdojmë të funksionojmë edhe në të ardhmen.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume