Pas shpalljes së kandidaturave nga BDI për disa nga komunat kryesore për zgjedhjet lokale të tetorit, Aleanca për Shqiptarët e prirë nga Arbem Taravari tashmë jozyrtarisht ka caktuar emrat e kandidatëve për kryetar për katër komunat: Gostivar, Saraj, Tearcë, Vrapçishtë, mëson INA.

Kandidatët janë:

Valbon Limani – për Komunën e Gostivarit

Blerant Ramadani – për Komunën e Sarajit

Nazim Taipi – për Komunën e Tearcës

Isen Shabani – për Komunën e Vrapçishtit

Këto kandidatura do të zyrtarizohen pas kthimit të Taravarit nga SHBA-të. Këto kandidatura janë pjesë e koalicionit të ri opozitar, në bashkëpunim me BDI-në e krahut të Ziadin Selës dhe forcat e tjera opozitare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume