Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lulzim Halili, është arrestuar sot nga shërbimi informativ serb (BIA) në qytetin e Svilanacit, në territorin e Serbisë.

Mediumi serb Novesti raporton se autoritetet serbe po e akuzojnë Halilin për krime lufte ndaj popullatës serbe gjatë luftës në Kosovë, megjithëse detajet konkrete mbi aktakuzën eventuale nuk janë bërë ende publike nga ana zyrtare.

Arrestimi i tij thellon edhe më shumë tensionet mes Kosovës e Serbisë, sidomos pas arrestimit nga autoritetet kosovare të zyrtarit serb Igor Popoviq për fyerjen e UÇK-së.

Autoritetet kosovare deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë rast.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume