Pas mesazhit të Bajram Rexhepit, rrjetet sociale “shpërthejnë” me thirrjen për ndryshim në Tetovë (VIDEO)

Pas publikimit të video-mesazhit të tij drejtuar qytetarëve, kandidati i Frontit Kombëtar për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka nxitur një valë përkrahjeje në rrjetet sociale. Qindra qytetarë, shumica prej të cilëve të paangazhuar politikisht, kanë shpërndarë fjalimin e tij, duke e cilësuar si sinjalin e parë serioz për ndryshim dhe rikthimin e Tetovës te qytetarët e saj.
“Ndryshimi po vjen. Tetova do t’u kthehet tetovarëve,” është një nga mesazhet më të përhapura në komentet që shoqërojnë videon e Bajram Rexhepit.
Ky reagim vjen në një kohë kur tetovarët janë tronditur nga lajmi se kreu aktual i Tetovës, Bilall Kasami, ka pranuar një donacion prej 800 mijë euro nga Serbia, një veprim që ka nxitur revoltë në mesin e qytetarëve. Kritikat janë shtuar edhe më shumë duke marrë parasysh kontekstin politik rajonal, ku Kosova po përjeton një krizë serioze në marrëdhëniet me Serbinë, ndërsa Bilall Kasami merr donacion pikërisht nga Serbia në këtë kohë krize politike në Kosovë.
Nga ana tjetër portali TS mbrëmë publikoi të dhënat e anketës së fundit të IRI-it amerikan, ku rezulton se Fronti Kombëtar gëzon 14% mbështetje në nivel nacional, ndërsa koalicioni VLEN ka rënë në vetëm 5% mbështetje.
Kjo rënie, sipas analistëve politikë, është pasojë direkte e nënshtrimit të Vlen-it ndaj politikave të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, gjë që ka zhgënjyer një pjesë të konsiderueshme të elektoratit shqiptar në Maqedoninë e Veriut./TS/