I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ndodhet në Itali për të zhvilluar takime me zyrtarë të lartë izraelitë dhe katarias në lidhje me mundësinë e një armëpushimi me Hamasin.

Sipas raportimeve, The Guardian shkruan se në planet që do të shqyrtohen përfshihet një armëpushim 60-ditor, rritje e aksesit për ndihmat humanitare dhe lirimi i pengjeve izraelite.

Ky zhvillim vjen ndërkohë që qeveria izraelite ka njoftuar se ka marrë përgjigjen e Hamasit lidhur me një propozim për marrëveshje armëpushimi në Gaza – dhe se kjo përgjigje është aktualisht në shqyrtim. Nuk dihet ende se çfarë përfshin konkretisht kjo përgjigje apo çfarë ka ndryshuar në propozimin e fundit.

Kujtojmë se më herët këtë muaj, zyrtarë palestinezë të njohur me detajet e negociatave kanë thënë për BBC-në, se bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për një marrëveshje të re armëpushimi dhe lirimi pengjesh ishin pranë kolapsit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume