Afera e pranimit të donacionit prej 800 mijë euro nga ana e Komunës së Tetovës dhe Bilall Kasamit gjatë ditës së djeshme u munda të mvishet se për këtë kanë votuar edhe këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, njofton Top24.mk

Grupi i këshilltarëve të BDI në Komunën e Tetovës e kanë demantuar këtë, por që të konfirmohet kjo është e pamundur pasi siç mund të vërehet, Komuna i ka fshirë seancat live.

Mes seancave të fshira janë prej asaj 46 deri në 52, ndërkaq në seancën e 48, kur edhe është debatuar për donacionin nga kompania serbe, nuk figuron në faqen e Komunës.