Kandidati për kryetar komune nga radhët e Frontit Kombëtar, Emir Sulejmani, sot zyrtarisht ka nisur fushatën e tij për Zhelinën. Ai në një video-mesazh për qytetarët e Zhelinës thotë se ndryshimi ka nisur, andaj duhet të bashkohemi të gjithë për këtë vizion.

“Ndryshimi nis nga ju, nga dera juaj, nga fjala juaj! Ejani, bëhuni pjesë e jona”, ka shkruar Sulejmani.

Nga ana tjetër, sipas anketave të IRI-t amerikan, Fronti Kombëtar ka mbështetje të fuqishme prej 14% në nivel nacional, ndërsa VLEN vetëm 5%.

Ndërsa nga anketat e kompanive tjera vendore thuhet se Blerim Sejdiu ka pësuar një rënie drastike për shkak të borxhit prej 6 milionë eurove./TS/