Totaj viziton fshatin Lubizhdë pas zjarrit masiv, situata vihet nën kontroll derisa shiu ndihmon zjarrfikësit

Kreu i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku sot zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Në njoftimin e Komunës, thuhet se autoritetet po merren me zjarrin masiv që ka shpërthyer dhe po e përcjellin nga afër situatën.

Zjarri në këtë fshat është lokalizuar, derisa Komuna tregon se shiu po ndihmon përpjekjet për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Postimi i plotë:

Kryetari Shaqir Totaj posa vizitoi fshatin Lubizhdë në Prizren, së bashku me drejtoreshën e Emergjencave dhe Sigurisë, Ramize Sinanaj Shala, ku si pasojë e temperaturave të larta që po mbretërojnë ditëve të fundit, ka shpërthyer një zjarr masiv, me ç’rast të gjithë faktorët relevant të sigurisë, Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve dhe zyrtarë komunalë, janë në terren dhe po e përcjellin nga afër situatën.

Zjarri tashmë është lokalizuar, derisa shiu po e ndihmon angazhimin në terren, për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për ta garantuar sigurinë e qytetarëve e pasurisë së tyre.