Bisedimet për paqen dhe një zgjidhje në Ukrainë nuk kanë qenë kurrë në agjendën e Perëndimit, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Komentet e Zakharovas të shtunën janë të parat lidhur me negociatat që nga bisedimet mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas të mbajtura të mërkurën, pasi ajo kishte refuzuar të komentojë në lidhje me këtë çështje më herët, raporton Reuters.

Sipas saj, nëse Perëndimi do të dëshironte paqen në Ukrainë, atëherë do të ndalonte së furnizuari Kievin me armë.

Më herët gjatë ditës është raportuar edhe për sulme ruse në shkallë të gjerë në rajonet ukrainase Dnipropetrovsk dhe Kharkiv, ku raportohet për disa të vdekur dhe te plagosur. Ka pasur edhe dëme të mëdha në infrastrukturë. Ushtria e Ukrainës bëri të ditur se mbrojtja ajrore rrëzoi shtatë raketa dhe 26 dronë gjatë sulmit.