Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të dielën se ka shumë mundësi që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të arrijnë një marrëveshje tregtare, duke përmendur tre ose katër pika kryesore të ngërçit.Trump e bëri komentin në fillim të një takimi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në pronën e tij të golfit në Turnberry, në bregdetin perëndimor të Skocisë.
Trump tha se pika kryesore ishte “drejtësia”, duke përmendur barrierat ndaj eksporteve amerikane të makinave dhe produkteve bujqësore, shkruan Reuters.
Mgid