“Sonte më shumë se kurrë kemi nevojë për lutjet tuaja!”

Në këto çaste kritike, forcat zjarrfikëse të Tetovës po përballen me një situatë alarmante. Një zjarr i fuqishëm është përhapur pranë fshatit Cerovë dhe po afrohet rrezikshëm afër shtëpive të banorëve.

Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve, Avni Ameti, ka bërë thirrje publike për mbështetje morale dhe lutje për sigurinë e ekipeve që ndodhen në terren, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit dhe pasurinë e tyre.
Ekipet janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë gjithçka për të ndalur përhapjen e flakëve, por kushtet e terrenit dhe era e fuqishme e kanë bërë situatën tejet të vështirë.

I bëhet apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin qëndrimin afër zonës së rrezikut.

Lutuni për zjarrfikësit tanë — heronjtë që po luftojnë me flakët për të na mbrojtur të gjithëve!