Udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias sot janë duke zhvilluar bisedime për paqen në Malajzi, teksa konflikti vdekjeprurës kufitar ka vazhduar për të pestën ditë me radhë, ka shkruar BBC.

Kryeministri kamboxhian, Hun Manet, ka bërë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” disa orë para fillimit të bisedimeve, përderisa homologu i tij tajlandez, Phumtham Wechayachai, ka theksuar se Kamboxhia duhet të tregojë “qëllim të sinqertë” për t’i ulur tensionet.

Të paktën 33 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur qëkur luftimet nisën disa ditë më parë.

Bisedimet po zhvillohen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, iu pati kërkuar të dyja vendeve që të bien dakord për ndërprerjen e luftimeve si parakusht për bisedimet e tyre tregtare me Washingtonin zyrtar.

Mosmarrëveshjet mes dy vendeve datojnë mbi një shekull më parë, pasi që kufijtë e tyre u përcaktuan pas pushtimit francez të Kamboxhias.