Ligjvënësi më i lartë i Kinës, Zhao Leji, vlerësoi besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin fitimprurës me Hungarisë, gjatë një vizite zyrtare nga 24 deri më 28 korrik.

Zhao, Kryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare të Popullit, zhvilloi takime me Presidentin e Hungarisë Tamas Sulyok dhe Kryeministrin e vendit Viktor Orban. Gjithashtu gjatë vizitës në Budapest zhvilloi bisedime edhe me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Hungareze, Laszlo Kover.

Presidenti Sulyok tha se Hungaria dhe Kina kanë zhvilluar marrëdhënie dypalëshe mbi bazën e respektit të ndërsjellë, besimit dhe përfitimit të ndërsjellë, si edhe rezultateve të favorshme për të dyja palët, gjë që ka rëndësi dhe vlerë të madhe bashkëkohore.

Gjatë takimit me Orban, Zhao tha se vitet e fundit, marrëdhëniet Kinë-Hungari kanë arritur një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe janë në nivelin më të mirë të historisë. Kina vlerëson respektimin e Hungarisë ndaj parimit të një Kine dhe është e gatshme të vazhdojë të forcojë mbështetjen e ndërsjellë me palën hungareze, tha Zhao.

Zhao tha se Kina mirëpret më shumë produkte bujqësore dhe ushqimore me cilësi të lartë nga Hungaria. Gjithashtu pret që Hungaria të ofrojë mbështetje politike dhe garanci sigurie për ndërmarrjet kineze në Hungari.

Orban tha se vizita shtetërore e Presidentit Xi në Hungari vitin e kaluar, ishte një moment historik për marrëdhëniet Hungari-Kinë. Ai u shpreh se historitë dhe kulturat e gjata të të dy vendeve, që karakterizohen nga pavarësia dhe autonomia, shërbejnë si një themel i fortë për miqësinë e tyre tradicionale.

Gjatë bisedimeve me Koverin, Zhao tha se Asambleja Kombëtare e Popullit e Kinës është e gatshme të bashkëpunojë me Asamblenë Kombëtare Hungareze për të çuar përpara zbatimin e arritjeve të vizitës së Presidentit Xi vitin e kaluar, si edhe për të kontribuuar në zhvillimin e nivelit të lartë dhe me cilësi të lartë të marrëdhënieve Kinë-Hungari.

Nga ana e tij Kover tha se Asambleja Kombëtare Hungareze është e gatshme të punojë me Asamblenë Kombëtar të Popullit të Kinës për të ofruar mbështetje të fortë për bashkëpunime me përftime reciproke midis dy vendeve.