Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se nuk e ka diskutuar kurrë me kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer, planin për njohjen e Palestinës.

Trump tha se deklarata e Starmerit ishte e ngjashme me atë të Emmanuel Macronit të Francës, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Ai në thelb po thotë të njëjtën gjë [si Macron] dhe kjo është në rregull. Nuk do të thotë se duhet të pajtohem”, tha ai.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se administrata e tij do të merret me Izraelin për krijimin e qendrave ushqimore në Gaza.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume