Më 30 korrik 2025, rreth orës 08:00, në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar është raportuar një aksident trafiku në rrugën rajonale nga Kryqëzimi Mavrovë drejt Manastirit “Shën Jovan Bigori”, në vendin e njohur si “Boletin”.

Sipas raportit, M.I. (49) nga fshati Zhirovnicë i komunës Mavrovë dhe Rostushë, duke drejtuar një motoçikletë të markës „Kimko“ me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Ekspertiza në vendngjarje është kryer nga një ekip i DPB Gostivar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.TS