“Rinia nisi ” – me këtë frazë entuziaste ka titulluar postimin e tij më të fundit Bujar Osmani, kandidati i Frontit Evropian për kryetar të Komunës së Çairit shkruan Tetovasot. Me një vizion të qartë për transformimin e kësaj komune dhe me një fushatë dinamike që ka përfshirë fuqishëm të rinjtë, Osmani po shfaqet si një ndër figurat më të mbështetura dhe më të respektuara në skenën politike lokale.
Kandidatura e tij ka ngjallur entuziazëm në mesin e qytetarëve të Çairit, veçanërisht të rinisë, e cila tashmë është përfshirë aktivisht në fushatën elektorale, duke e kthyer atë në një lëvizje shprese dhe energjie.

Osmani, i njohur për përvojën e tij të gjatë politike dhe përkushtimin ndaj projekteve konkrete, ka deklaruar se synon të sjellë një epokë të re për Çairin – me më shumë mundësi punësimi, zhvillim infrastrukturor dhe përfshirje të qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Përcjellë Tetovasot
“Kandidohem për të ndryshuar këtë vend. Për të realizuar projekte të qëndrueshme, për të ndërtuar të ardhmen bashkë me qytetarët e mi, veçanërisht me rininë që është forca më e madhe e shoqërisë sonë,” ka theksuar Osmani në deklaratat e tij.
Mbështetja që ai gëzon vjen si rezultat i një përvoje të gjatë institucionale, por edhe për faktin se vizioni i tij shkon përtej politikës – drejt ndërtimit të një Çairi më të zhvilluar, më modern dhe me dinjitet.


Në prag të zgjedhjeve lokale, gara në Çair pritet të jetë dinamike, por me një fushatë të organizuar dhe gjithnjë më të përqendruar tek qytetari, Bujar Osmani po shihet si favorit për të marrë drejtimin e komunës.TS