Më 31 korrik 2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Iliria” në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy persona – S.L. (21) nga fshati Merovë dhe A.L. (22) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit të realizuar, tek ta është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhuri me ngjyrë të bardhë, e dyshuar si narkotike.
Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës penal.
Policia po vijon hetimet për të përcaktuar natyrën e substancës dhe rrethanat e përfshirjes së të dyshuarve.TS