Bajram Rexhepi: Pensionistët meritojnë respekt, kushte dinjitoze dhe shërbime më të mira – Tetova e Re fillon me ta

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, në kuadër të programit të tij #PërTetovënERe, ka zhvilluar sot një takim të frytshëm me Shoqatën e Pensionistëve në Tetovë. Në këtë takim janë diskutuar gjendja aktuale e pensionistëve në qytet dhe janë dhënë shumë sugjerime konkrete për përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve që u ofrohen të moshuarve informon Tetovasot.
“Ky brez është themeli mbi të cilin është ndërtuar qyteti ynë. Ata kanë kontribuar për vite me radhë me përkushtim, sakrifica dhe punë të ndershme. Është obligim moral dhe institucional që ne t’ua kthejmë këtë kontribut duke i trajtuar me dinjitet dhe duke i përfshirë në jetën publike e sociale të Tetovës,” – u shpreh Rexhepi.
Rexhepi theksoi se një qytet nuk mund të quhet funksional nëse harron të moshuarit e vet, prandaj Tetova e Re do të ndërtohet mbi vlerën e përfshirjes, solidaritetit dhe respektit ndaj çdo brezi.TS