Më 31.07.2025, në orën 14:00 në SPB Shkup u raportua se në kryqëzimin e rrugëve “Mite Bogoevski” dhe “Arkipeshkvi Sotir Tomovski” në Shkup, S.S. (52) nga Shkupi, duke drejtuar një moped “Hamaçi” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, S.S. pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konfirmuan në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë”.

Në vendngjarje është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.TS