Më 31 korrik 2025, rreth orës 17:00, në SPB Strumicë është raportuar një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Monospitovë, komuna e Bosilovës. Në aksident janë përfshirë një veturë “Volkswagen Touran” me targa të Strumicës, e drejtuar nga 31-vjeçarja E.G.V. nga Monospitova, dhe një motoçikletë me targa të Strumicës, që drejtohej nga një i mitur 14-vjeçar nga fshati Murtinë.
Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtarja e tij 16-vjeçare ka marrë lëndime trupore më të lehta. Të dy janë dërguar në Qendrën Mjekësore të Strumicës për trajtim. Ekipi i SPB Strumicë ka kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.TS