Më 31 korrik 2025, rreth orës 12:45, në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën rajonale Tetovë–Kodra e Diellit , në afërsi të fshatit Lisec. Automjeti i pasagjerëve “Mini Morris” me targa zvicerane, i drejtuar nga 57-vjeçarja Z.I. nga Tetova, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura.

Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda trupore drejtuesja e automjetit, ndërsa lëndime më të lehta ka marrë bashkudhëtarja e saj 27-vjeçare, B.R., gjithashtu nga Tetova. Të dyja janë dërguar në Qendrën Urgjente pranë Spitalit Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor. Në vendngjarje ka ndërhyrë ekipi i SPB Tetovë dhe po kryhen hetime për zbardhjen e plotë të rastit.TS