Më 1 gusht 2025, rreth orës 14:15, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë kanë arrestuar A.B. (44) nga Tetova, pas një denoncimi për sjellje agresive dhe kërcënim.

Denoncimi është bërë nga A.M. (52), po ashtu nga Tetova, i cili kishte raportuar se rreth orës 09:30 të së njëjtës ditë, A.B. kishte hyrë në zyrën e tij dhe, për shkak të një procedure gjyqësore që i përfshinte të dy, ishte sjellë në mënyrë agresive dhe e kishte kërcënuar.

Personi i dyshuar është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse në përputhje me nenin 144, paragrafi 4 i Kodit Penal. Rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.TS