Më 1 gusht 2025, rreth orës 22:30, në fshatin Pallçisht i Epërm të Tetovës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë arrestuar A.M. (48), banor i të njëjtit fshat.

Arrestimi u bë pas një raportimi në ora 21:00 në SPB Tetovë nga B.A. (25), gjithashtu nga Pallçishti i Epërm, i cili deklaroi se rreth orës 17:00, përpara një supermarketi në fshat, ishte sulmuar fizikisht nga A.M. dhe një person tjetër.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet padi përkatëse. Policia po punon për identifikimin e bashkëpjesëmarrësit në incident.TS